KB Golden Eagle Ylli — rreth klubit
I themeluar në vitin 1975, KB Ylli është një nga klubet më të vjetra të basketbollit në Kosovë. Me seli në Therandë dhe i njohur si Golden Eagle Ylli, klubi bashkon breza lojtarësh dhe tifozësh përmes pasionit për basketbollin.
Ngjyrat tona, e verdha dhe e kaltra, përfaqësojnë një traditë të pasur sportive, të forcuar nga sukseset dhe përkrahja e palëkundur e tifozëve tanë, Xhebrailat.

- Kampionate të Kosovës2020–21 · 2021–22
- Liga Unike2020–21 · 2025–26
- Superkupa Mbarëkombëtare2021
- Nënkampion i Kosovës1994–95 · 2023–24
- Finalist i Kupës së Kosovës2019–20 · 2020–21
- Nënkampion i Ligës Unike2021–22 · 2023–24
Për më shumë se pesë dekada, Ylli ka qenë pjesë e identitetit sportiv të Therandës. Rrugëtimi i klubit ka kaluar përmes sfidave, rikthimit në gara dhe arritjeve historike.
Vështirësitë financiare e detyruan klubin të tërhiqej nga Superliga e Kosovës në vitin 2008. Në vitin 2014, mbështetja e Golden Eagle mundësoi rikthimin në elitën e basketbollit kosovar, duke hapur një kapitull të ri.
Në vitin 2021, Ylli arriti një sukses historik duke fituar për herë të parë titullin kampion të Kosovës dhe trofeun e Ligës Unike. Në vitin 2022, klubi mbrojti titullin, duke u shpallur kampion për të dytin vit radhazi.
Gjatë sezonit 2022–23, Ylli përfaqësoi Therandën edhe në arenën evropiane, duke marrë pjesë në kualifikimet e Basketball Champions League dhe në FIBA Europe Cup.
Themelohet klubi në Therandë.
Rikthimi në Superligë me mbështetjen e Golden Eagle.
Kampionati i parë i Kosovës dhe titulli i Ligës Unike.
Kampionati i dytë radhazi.
Një qytet.Një skuadër.Një pasion.
Ylli zhvillon ndeshjet si vendas në Palestrën “13 Qershori”, në zemër të Therandës. Me kapacitet prej rreth 1,300 shikuesish, palestra është vendi ku skuadra dhe tifozët bashkohen për të përjetuar emocionet e basketbollit.
Në zemër të kësaj atmosfere janë Xhebrailat. Me brohoritjet, energjinë dhe besnikërinë e tyre, ata e bëjnë çdo ndeshje në shtëpi një përjetim të veçantë. Përkrahja e tyre është pjesë e pandashme e identitetit të Yllit dhe lidhjes së klubit me qytetin.
Synimi ynë është ta vazhdojmë këtë traditë, të garojmë për trofe dhe ta përfaqësojmë Therandën me krenari.
Shiko galerinë e tifozëve
